Keratokoni, Dr. Nishant Taneja
Çfarë është Keratokoni?
Keratokoni është një çrregullim progresiv, degjenerativ ku ndodh hollimi i kornesë. Forma e saj rrethore si kupolë nis të fryhet dhe merr formën e një koni. Ky proçes i hollimit dhe riformimit quhet ektasia e kornesë. Keratokoni është një tip i ektazisë korneale.
Kornea ndihmon në përthyerjen dhe përqendrimin e rrezeve të dritës në retinë. Çdo transformim i formës së saj shkakton probleme në shikim. Probleme të tilla si shikimi i paqartë dhe vështirësi në të parën e objekteve në distancë të largët dhe të afërt. Sa më i përparuar të jetë keratokoni, aq më i rëndë është dhe çrregullimi i shikimit.
Shkaktari i keratokonit nuk dihet me saktësi, por mendohet të jetë një komponent gjenetik. Kjo arsye e mundshme është temë e studimeve të tanishme.
Shmangni fërkimin e vazhdueshëm dhe të ashpër të syve, që mendohet të jetë një shkaktar për keratokonin.
Keratokoni lidhet gjithashtu me sëmundje të tjera, si glaukoma, ethet nga alergjia ndaj bimëve apo apnea e gjumit dhe zakonisht përparon më shpejt te pacientët e rinj, gjë që tregon rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm.
Zbulimi i Keratokonit
Keratokoni zakonisht shfaqet gjatë adoleshencës dhe përparon shpejt tek adoleshentët dhe të rinjtë. Kur optometristët vërejnë astigmatizëm dhe miopi që ndryshojnë me shpejtësi dhe turbullim të vazhdueshëm të shikimit, dyshojnë për prezencën e keratokonit. Mënyra më e mirë për të dalluar keratokonin është kryerja e një harte të saktë të kornesë që quhet Topografi.
Trajtimi për Keratokonin
Në fazat e para të keratokonit, trajtimi i vetëm që duhet janë syzet me recetë për të rregulluar shikimin. Fatkeqësisht, keratokoni përkeqësohet, kështu që shikimi do të çrregullohet, ndonjëherë shumë shpejt.
Lentet e Kontaktit
Mund të rekomandohen lente kontakti të ngurta (të forta) ose hibride dhe janë efektive në trajtimin e keratokonit për një periudhë të caktuar kohe. Janë të ndërtuara nga një material i veçantë që i bën të fshehin formën anormale të kornesë dhe të përmirësojnë shikimin. Lentet e kontaktit nuk e ndalojnë përkeqësimin e gjendjes dhe me kalimin e kohës nuk do të jenë më efektive.
Për më shumë, rezervoni një takim me Dr. Nishant Taneja.

Comments
Post a Comment